Loading...
Network2020-03-24T13:08:23+00:00

E ardhmja është online.

Filloni sot biznesin tuaj virtual.

Trajnime profesionale mbi Marketingun Dixhital dhe Brand Design

Gjithcka që ju nevojitet për të punuar si Freelancer.
Ju ftojmë të zbuloni më shumë nga cfarë teknologjia ofron.

Ne do të trajtojmë në detaje platforma si Fiverr, Upwork, PeoplePerHour për të kuptuar si funksionojnë, si mund të keni një profil të optimizuar dhe cilat janë metodat më të mira për të shitur shërbimet tuaja.

Në trajnimet tona ju do të informoheni mbi gjithcka duhet të dini rreth metodave më të suksesshme dhe praktikave më të mira, të ilustruara me shembuj real e praktik.

Një nga shërbimet më të kërkuara sot në tregun botëror është padyshim menaxhimi i rrjeteve sociale dhe shitja nëpërmjet tyre. Sic dihet, këto platforma sociale nuk janë thjeshtë për argëtim, dhe kompanitë e tyre sot kanë vlerë triliarda dollar. Kjo, për shkak të interesit të madh, trafikut gjithmon e në rritje, thjeshtësisë si dhe benefiteve që ato ofrojnë.

Të punosh në ketë fushë do të thotë më shumë se të postosh, do të thotë të ndërtosh kontent, përmbajtje dhe një brand tërheqës.

Nëse jeni menaxheri i marketingut për një biznes, ju duhet të arrini te audienca e duhur në kohën e duhur dhe formën e duhur. Eshtë esenciale të përdorni emailin si një mjet i domosdoshëm për të paraqitur ofertat, shërbimet apo produktet tuaja. Kujdes i vecantë duhet që emailet që ju dërgoni të mos jenë të zakonshme, por të tërheqin vëmendjen e lexuesve.

Anëtarët e Elektra Network do të mësojnë përdorimin e platformave më efikase si dhe do të kenë akses në lista reale audience.

Kreativiteti shprehet në forma të ndryshme, por pa dyshim që Brand Design është njëra prej tyre. Kërkesat për shërbime në fushën e design janë gjithmon e më të mëdha, prandaj kjo aftësi është një mjet i fuqishëm që ju të jeni të suksesshëm në botën e shërbimeve online.

Klientet tuaj nuk do të jen lokal, por global, prandaj duhet që të familjarizoheni me praktikat më të reja, të frymëzoheni me krijimet më të fundit dhe sigurisht, të zotëroni aftësi të vecanta.

Në Elektra Network ne ju sigurojmë për arritjen në nivelin e duhur nga ku ju do të dërgoni ofertat tuaja të para!

Pyetje rreth trajnimit

Cfare eshte Elektra Network?2020-03-25T10:25:11+00:00

Pas nje eksperience 3 vjecare ne fushen e freelancing, ne kemi bindjen se e ardhmja eshte online dhe se eshte koha qe kushdo qe ka interes per teknologjine, te perfitoje nga mundesite qe ofrohen ne boten e internetit.

Elektra Network ngrihet per te permbushur dy qellime kryesore;
e para eshte t’i mundesoje te gjithe anetareve te saj njohuri te plota mbi platformat freelance, rrjetet sociale, brand design, web development,
dhe e dyta te krijoje nje rrjet real, aktiv ku anetaret ndajne vazhdimisht eksperiencat e tyre me te mira, marrin dhe japin informacione mbi ceshtje te ndryshme si dhe se bashku perfitojne nga mundesite e pafundme qe ofrohen ne boten viruale.

Ne do te ndojme me anetaret e Elektra Network njohurite tona ne formen e trajnimeve, organizuar ne paketa te ndryshme, sipas interesave te anetareve, me metoda interaktive dhe orare fleksibel.

Anetaret e rrjetit tone do te marrin njohuri te plota mbi platformat Freelance, sic jane Fiverr, Upwork dhe PeoplePerHour si dhe disa prej rrjeteve kryesore sociale. Gjithashtu, per te qene menaxher marketingu te plotesuar, ne ofrojme dhe njohuri mbi Email Marketing dhe Design – Adobe Illustrator.

Trajnimi ofrohet online, dhe kriteri i vetem per te marr pjese eshte deshira per te patur nje biznes virtual!

Si mund te regjistrohem ne Elektra Network?2020-03-25T10:26:17+00:00

Per tu bere pjese e Elektra Network ju fillimisht duhet te dergoni nje aplikim per regjistrim ne faqen Apliko.

Ne kerkesen tuaj duhet te shtoni dhe arsimimin dhe faktin nese jeni ne marredhenje pune apo jo, kjo me qellim qe ne te formojme grupet me anetare me interesa sa me te perafert.

Pasi formohet grupi, ne do zhvillojme nje seance te pare prezantimi me ju, online nepermjet Skype, ku do te bejme nje shpjegim te detajuar rreth trainimit, seancave, dhe menyres se komunikimit.

Pas kesaj seance te pare, ju keni mundesine te vendosni nese do te vazhdoni me trajnimin ose jo.

Per ata qe zgjedhin te ndjekin me tej kursin, ne i dergojme linkun ku mund te bejne blerjen e paketave ose kuponeve te vecanta.

Kur mund te filloje te ofroje sherbimet e mia?2020-03-25T10:26:50+00:00

Menjehere pas perfundimit te trajnimit ju do te mund te keni profilet tuaja ne platformat online dhe do te dergoni ofertat tuaja te para.

Suksesi ne kete fushe eshte i lidhur ngushte me perkushtimin qe do te tregoni.

Ne rast se ndiqni udhezimet e marra ne trajnim, dhe pasuroni njohurite tuaja vazhdimisht, suksesi eshte i afert.

 

Cilat jane avantazhet e punes Online?2020-03-23T18:29:44+00:00

Puna online bashke me benefitet e shumta kerkon nje seriozitet te plote nga ana juaj.

Kushti kryesor per te patur sukses ne kete fushe eshte qe ju ta trajtoni si nje biznes real, si nje aktivitet per te cilin kerkohet sakrific, pune jashte orarit kur eshte e nevojshme, nje investim i vogel fillestar dhe mbi te gjitha, Durim!

Pas kalimit te fazes se pare te optimizimit te biznesit, perfitimet jane te shumta, si pershembull:

mund te punoni ne rehatine e shtepise suaj, pa qene nevoja te dilni heret ne mengjes apo ndani zyren tuaj me shume punonjes te tjere;

oraret i vendosni ju, pra mund te punoni atehere kur eshte e nevojshme, kur keni mundesine apo frymezimin;

keni nje biznes te vertet, me klient qe ju paguajne rregullisht pa patur friken e mospageses pasi cdo veprim eshte i garantuar nga platformat;

tregu ku ju veproni nuk eshte lokal por global. Pra potencialishte cdo biznes ne cdo shtet te botes mund te jete klienti juaj;

investimi fillestar eshte relativishte mjaft i vogel krahasuar me nje investim tjeter. Gjithcka qe ju duhet eshte nje kompjuter dhe nje linje interneti;

keni kohe te mjaftueshme per te ndare me familjen tuaj;

puna me marketingun apo design, jane mjaft kreative dhe te japin nje ndikim pozitiv ne gjendjen tuaj shpirterore 🙂

 

Me shume benefite do te zbulojme se bashku ne rrugetimin tone…

Kush quhet Digital Nomad?2020-03-23T19:16:02+00:00

Digital Nomad eshte nje person i cili leviz neper vende te ndryshme per te punuar ne menyre dixhitale, pa nje vendqendrim te perhershem.

Cdo anetare i Elektra Network mund te jete nje Digital Nomad, pasi te filloje te ofroje sherbimet e tij, me nje laptop, ne qytet apo fshat, ne shtepi apo lokal, diten apo naten…

Cfare do te thote te punosh si Freelancer?2020-03-23T19:23:55+00:00

Te punosh si Freelancer do te thote te ofrosh sherbimet e tua online, jo nga nje zyre stabile.

Sherbimet qe mund te ofrohen jane te shumta, dhe klientet mund te jene nga cdo vend i botes.

Marredhenjet midis jush dhe klientit mund te jene ne baze mujore, me pages te rregullt periodike apo ne baze projekti, qe do te thote se ju do paguheni kur projekti te kete perfunduar.

Platformat e trajtuara

Shiko Paketat
Apliko per Trajnim
Njoftime te Fundit